Irani thotë se ka lëshuar një satelit në orbitë

Garda Revolucionare e Iranit tha se ka dërguar me sukses një satelit ushtarak në orbitë, pas disa muajsh të përpjekjeve të dështuara.

Lëshimi i satelitit Noor apo Drita nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur.

Garda Revolucionare tha në ueb-faqen e saj se sateliti ka arritur një orbitë prej 425 kilometrash mbi sipërfaqen e Tokës.

Lëshimi i satelitit është bërë nga Shkretëtira Qendrore e Iranit, bëri të ditur Garda, transmeton REL.

Iranit i kanë dështuar disa lëshime të satelitëve në muajt e fundit.

Departamenti amerikan i Shtetit dhe Pentagoni kanë thënë se satelitët e avancojnë programin e Iranit me raketa balistike.

Pretendimi i fundit i Iranit vjen në kohën e tensioneve të larta midis Republikës Islamike dhe Shteteve të Bashkuara, për shkak të një marrëveshjeje bërthamore, nga e cila Uashingtoni është tërhequr.

Jotolerancën midis dy vendeve e ka rritur edhe vrasja e një komandani të lartë ushtarak të Iranit nga një sulm i Shteteve të Bashkuara, në muajin janar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button