Pijet që e mbrojnë shëndetin

Uji është lëngu më freskues, por kemi dhe alternativa të tjera të cilat do t’ju mbrojnë nga sëmundjet dhe do t’ju bëjnë të ndiheni mirë dhe të përforcojnë sistemin tuaj imunitar, transmeton RTK.

-Çaji i gjelbër: Çaji i gjelbër është një bimë e rrallë që përmban antioksidues të fuqishëm si flavonoidet dhe polifenolet. Ndikon në parandalimin e sëmundjeve të ndryshme si osteoporoza, sëmundjet e zemrës, kanceri. Krahas kësaj me ndihmën e florit që përmban mbron dhe shëndetin e dhëmbëve dhe gjallëron metabolizmin.

– Qumështi: Qumështi është produkti më ideal për të plotësuar nevojën e trupit tuaj për kalcium. Përmbajtja e vitaminës D përshpejton dhe depozitimin e kalciumit. Qumështi është një produkt ekuilibrues i sheqerit në gjak dhe përshpejtues i procesit të djegies së yndyrave. Nëse ju ka shkuar mendja për një ëmbëlsirë konsumoni një gotë qumësht me kanellë dhe akull.

– Kakao e ftohtë: Kakao ka efekt mbrojtës ndaj sëmundjeve të zemrës. Krahas kësaj është si një qetësues për shkak të rritjes së prodhimit të serotoninës. Mund të konsumoni një qumësht pak të yndyrshëm duke i shtuar pak kakao dhe ëmbëltues bimor.

– Lëngu i domates: E pasur me likopen, domatja të mbron përballë shumë llojeve të kancerit. Krahas kësaj ka edhe efekt mbrojtës ndaj sëmundjeve të enëve të gjakut dhe parandalon sëmundjet. Lëngun e domates mund ta konsumoni veçmas ose të përzier me ujë mineral.

– Limonadë: Limoni është një produkt me dobi të panumërta. E konsumojmë shpesh në sallata, ëmbëlsira dhe gjellët me perime. Ndihmon në mbrojtjen e syve, parandalon kancerin dhe forcon sistemin imunitar. Një limonadë me mentë do të jetë një freskues i mirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button