Gjashtë ditë me radhë në Dibër nuk ka raste të reja të infektimit, rritet numri i të shëruave.

Qyteti i Dibrës në muajin prill ka regjistruar më shumë raste me pacientë të shëruar nga virusi korona, sesa pacientë që janë infektuar, transmeton Portalb.mk.

Hekuran Duka, kryetari i Dibrës dhe I Shtabit operativ për menaxhimin me virusin korona, ka sqaruar se gjashtë ditë me rend nuk regjistrohet asnjë rast i ri në Dibër.

“Gjatë 24 orëve të fundit, e gjashta me radhë, nuk ka të infektuar ri me koronavirus, që do të thotë se numri i të infektuarve me virusin e rrezikshëm mbetet 51, prej tyre dy janë nga Qendra Zhup”, deklaroi Duka

Duka njoftoi se në izolim shtëpiak janë 53 qytetarë.

Ndryshe, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sipas propozimit të Shtabit kryesor koordinues të krizës, i hoqi të gjitha masat e parapara për territorin e dy komunave të përmendura të cilat ishin në fuqi sipas planit të aksionit të përgatitur më 13 mars 2020.

Në Dibër deri më tani ka gjithsej 51 të infektuar, prej të cilëve 38 janë të shëruar tashmë.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot informoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar  7 raste të reja të të infektuarve me virusin korona. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve në RMV është 1225 persona ndërsa raste aktive janë 952. Janë shëruar 244 persona ndërsa kanë ndërruar jetë 55.

Sipas të dhënave të ministrisë, janë shëruar 24 persona në kushte të shtëpisë. Sipas qyteteve janë shrkuar: 5 – Koçan, 4 – Shkup, 4 – Dibër, 3 – Tetovë, 3 – Shtip, 3 – Prilep, 1 – Strumicë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button