Deputetët diskutojnë për buxhetin

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në vazhdimin e  47-të të seancës do të debatojë për Propozim-ligji për ekzekutimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2013 dhe për Propozim-ligjet për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për buxhetet dhe të Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar.

Në rend dite është edhe Propozim-ligji i plotësuar për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për trajtimin me objekte të ndërtuara pa leje, propozim-ligji për plotësim të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, si dhe propozim-ligjet për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbrojtje sociale, të gjitha sipas procedurës së shkurtuar.

Siç është paralajmëruar, deputetët do të debatojnë edhe për propozim ligjet për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për marrëdhëniet e punës, të Ligjit për sigurim të detyrueshëm kapital financiar pensional, të Ligjit për sigurim kapital vullnetar të financuar, të Kodit penal dhe të Kodit zgjedhor.

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë komisionet për financim dhe buxhet, për punë dhe politikë sociale dhe Komisioni ligjdhënës-juridik.

Në rend dite të seancave të komisioneve për financim dhe buxhet dhe Komisionit ligjdhënës-juridik janë Propozim-ligji për huamarrje të Republikës së Maqedonisë te Banka Ndërkombëtare për Ripërtëritje dhe Zhvillim – Banka Botërore sipas Marrëveshjes për hua për Debinë e parë programore për politika zhvillimore për konkurrencë, sipas procedurës së shkurtuar, Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për dhënie të boneve me vlerë-vauçerë, Propozim-ligji për kryerjen e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2013 dhe Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për buxhetet, të gjitha sipas procedurës së shkurtuar.

Propozim-ligji për të drejtat e veçanta të pjesëtarëve të forcave të sigurisë së Republikës së Maqedonisë dhe të anëtarëve të familjeve të tyre, sipas procedurës së shkurtuar është pika e vetme e vazhdimit të 15-të të seancës së Komisionit për punë dhe politikë sociale, e filluar më 2 nëntor të këtij viti.

Anëtarët e Komisionit ligjdhënës-juridik do të debatojnë edhe për korrigjimin e Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për tokë ndërtimore (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” numër 144/12), si dhe për Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Kodit zgjedhor./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button