Komuna e Kumanovës: Konferencën për shtyp nuk e organizuam ne, por Qeveria e RMV-së

Më 18 Prill, të vitit 2020, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë lëshoi një lajmërim ku analizoi të drejtat e gazetarëve dhe punonjësve tmediatik dhe gjendjen e mediave gjatë pandemisë së koronavirusit. Në një pjesë të deklaratës kritikohet konferenca për shtyp e mbajtur në Kumanovë, në të cilën morën pjesë kryetari i Komunës së Kumanovës, i cili më vonë u dëshmua se ishte sëmurë nga koronavirusi.

Në këtë analizë, SHGM shkroi: “Duam të kritikojmë konferencën e fundit për shtyp të organizuar në Kumanovë nga kryetari i komunës. Sipas kolegëve tanë, ajo ishte e organizuar në ambiente të mbyllura me praninë e disa bashkëbiseduesve, gazetarëve dhe punonjësve mediatik, të cilët kanë pasur kontakte fizike me njëri-tjetrin. Më pas u tregua se kryetari i komunës ishte i infektuar me COVID-19, që do të thotë se ai i vuri kolegët tanë në rrezik.”

Për këtë pjesë të analizës, Komuna e Kumanovës na dërgoi një demant duke thënë se: “Vetëqeverisja lokale nuk është organizatori i konferencës për shtyp në Kumanovë, por Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut (për këtë ekzistojnë dëshmi në komunikim dhe ftesa për media).”

Me qëllim që të shmangen spekulimet publike, por edhe të mos zhvendoset faji nga pushteti qendror tek ai vendor, për këtë incident Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë i bën thirrje Qeverisë që të shpjegojë përgjegjësinë e saj për lëshimin në organizimin e konferencës për shtyp në Kumanovë. Sipas fotografive të publikuara, rekomandimet për distancë fizike nuk janë respektuar, gjë që i vë në rrezik gazetarët dhe punonjësit mediatik gjatë kryerjes së punës së tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button