Sot promovohet botimi i parë i Librarisë së Çarshisë

Sot (e martë), më 4 dhejtor, në Librarinë e Çarshisë në Shkup, me fillim në orën 12.00 do të bëhet promovim i botimit të parë të Librarisë së Çarshisë, në të cilën Libraria paraqitet si bashkëbotues i veprës “Lëvizja Kombëtare Shqiptare në Shkup 1908 – 1912 (dokumente)” të autorëve Skender Asani dhe Ardian Limani.

Ky botim del si bashkëpunim i Librarisë së Çarshisë me Shoqatën e Historianëve Shqiptar të Maqedonisë dhe Komunën Çair. Gjatë promovimit të këtij libri tek Libraria e Çarshisë, autorët do të japin rezymenë e tyre, dhe dëshmitë e tyre të reja sipas dokumenteve të zbuluara për Lëvizjen Kombëtare të shqiptarëve në periudhën e studimit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button