Policia deri tani ka identifikuar 26 persona nga ngjarja e Hasanbegut, paralajmëroi identifikime tjera

Ministria e punëve të brendshme (MPB) raportoi se deri më tani përveç tre personave të parë, janë identifikuar edhe 23 qytetarë tjerë që kanë marrë pjesë në ngjarjen e Hasanbegut, transmeton Portalb.mk.

“Ata janë thirrur në stacionin policore dhe me të njëjtit është zhvilluar bisedë informative, për çka është përgatitur dokumenti adekuate“, njoftojnë nga MPB.

MPB-ja paralajmëroi se është përgatitur kallëzim penal bazuar në nenin 206 të Kodit Penal, e cila është dorëzuar në Prokurorinë themelore publike.

“MPB-ja akoma merr masa dhe aktivitetet adekuate me qëllim identifikimin edhe të pjesëmarrësve tjerë“, njoftojnë nga MPB-ja.

ngjarjen e Hasanbegut që ndodhi këtë muaj, në një video nga lagjja Hasanbeg e Shkupit në Facebook, shihet se dhjetëra banorë dolën në ora 22 nga shtëpitë e tyre në rrugë në shenjë revolte pasi siç thonë, policia ka arrestuar tre persona.

Ndryshe, Prokuroria Themelore Publike e Shkupit para një ka dorëzuar urdhër-pagesë kundër tre personave nga Hasanbegu për kryerjen e veprës penale “Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë kohës së epidemisë” sipas nenit 206, paragrafi 1 i Kodit Penal.

Në gjithë Maqedoninë e Veriut, Prokuroria themelore publike prej 17 marsit deri më 16 prill ka propozuar dënim për 1,019 qytetarë për mosrespektimin e masave të Qeverisë së RMV-së në luftimin e virusit korona, siç parashikohet në nenin 206 të Kodit Penal.

Shumica e dënimeve janë në vlerë rreth 2 mijë euro, por ka raste ku dënimet janë edhe më pak se 1 mijë euro, si dhe dënime deri 5 mijë euro.

LEXO: Çulev tregoi detaje për incidentin në Hasanbeg: Ka prapavijë politike
LEXO: Hasanbeg, banorët janë revoltuar kundër policisë (VIDEO)
LEXO: Prokuroria kërkon të dënohen me 15 mijë euro 3 qytetarët e Hasanbegut, për të cilët banorët dolën në protestë
LEXO: 1,019 dënime brenda muajit në RMV për mosrespektimin e masave kundër virusit korona, ka propozuar Prokuroria

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button