Dënim për 14 tetovarë për mosrespektimin e masave të Qeverisë kundër virusir korona, propozoi Prokuroria

Prokuroria themelore publike në Tetovë propozoi dënim për 14 qytetarë që nuk i kanë respektuar masat e qeverisë së RMV-së gjatë kohës së epidemisë së shkaktuar nga virusi korona, transmeton Portalb.mk.

Dënimi bazohet në Paragrafin 1 nga Neni 206 i Kodit Penal, ku obligohen qytetarët të respektojnë masat shëndetësore gjatë kohës së pandemisë.

“Të akuzuarit nuk I kanë respektuar vendimet e Qeverisë së RMV-së, me të cilat ndalohet qarkullimi e banorëve në gjithë territorin e shtetit. Ata gjatë fundjavës, kur ishte ora policore, pa leje, në kmëbë ose me veturë lëviznin nëpër qytet dhe rrethinë”, njoftojnë nga Prokuroria.

Prokuroria propozoi të akuzuarit të dënohen me 100 gjoba ditore.

Ndryshe, Prokuroria Themelore Publike sot ka propozuar dënim me nga 2.000 euro për 25 persona nga Shkupi për shkak se të njëjtit sipas Prokurorisë nuk kanë respektuar rregullat shëndetësore gjatë kohës së epidemisë.

Në gjithë Maqedoninë e Veriut, Prokuroria themelore publike prej 17 marsit deri më 16 prill ka propozuar dënim për 1,019 qytetarë për mosrespektimin e masave të Qeverisë së RMV-së në luftimin e virusit korona, siç parashikohet në nenin 206 të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.

LEXO: Prokuroria kërkon dënim me nga 2.000 euro për 25 persona nga Shkupi
LEXO: 1,019 dënime brenda muajit në RMV për mosrespektimin e masave kundër virusit korona, ka propozuar Prokuroria

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button