Kur luan Hernandez, krimi në Meksikë ndalet

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Javier Hernandez, është aq i popullarizuar në vendlindjen e tij, Meksikë, saqë kur ai luan, krimi për pak orë ndalet. I njohur me nofkën Chicharito, ai është pjesë e skuadrës së famshme angleze prej verës së vitit 2010. Ai adhurohet në Meksikë dhe sipas raportit të policisë, Hernandez është shumë i rëndësishëm për uljen e krimit në këtë vend. 

Zyra policore e Meksikës ka bërë të ditur se gjatë kohës kur luan Hernandez me Manchester Unitedin nuk pranon pothuajse asnjë thirrje të vetme për ndonjë krim.Këtë e ka konfirmuar edhe shefi i policisë së Meksikës, Jorge Carlos Martinez, i cili thotë se i falënderohet nga zemra Hernandezit që po u asiston të paktën njëherë në javë policëve meksikanë.

Lajme të ngjashme

Back to top button