Mitropoliti ortodoks në Shkodër: Serbët, çlirimtarë dhe jo pushtues të Shqipërisë

Mitropoliti i kishës ortodokse serbe në Mal të Zi, Amfillohije Radoviç, pasditen e djeshme ka vizituar në Vrakë objektet e kultit dhe varrezat e ushtarëve serbë të rënë gjatë luftërave ballkanike dhe pushtimit malazez të Shkodrës. 

Gjatë vizitës së tij, kleriku serb ka kërkuar ndërtimin e varreve për ushtarët e vrarë serbë. Radoviç është i njohur si kundërshtari i madh i pavarësisë së Kosovës dhe Malit të Zi. Ai ka mbërritur rreth orës 14:00 në Shkodër dhe ka vizituar kishën e Vrakës si dhe zonën e Bardhajve, rrëzë Liqenit të Shtodrit, ku sipas tij ndodhen të groposur trupat e rreth 10.000 ushtarëve serbë të rënë gjatë viteve 1912-1914. 

Pas riteve të bekimit të varreve dhe lutjeve, Amfillohije u shpreh se ushtarët serbë janë çlirimtarë dhe jo pushtues. 

Ndërkohë, gjatë fjalës së tij, mitropoliti i kishës ortodokse serbe në Mal të Zi, Amfillihije Radoviç pohoi se “ne jemi pelegrinë dhe kemi ardhur të vizitojmë vendet e shenjta, që datojnë që nga kohërat e Apostujve të Krishtit. Kemi ardhur për të vizituar varrezat e ushtarëve serbë të rënë gjatë luftës ballkanike, të cilët luftuan kundër pushtuesit osman. 

Këta ushtarë së bashku me të tjerë kanë sakrifikuar veten për çlirimin e Shqipërisë. Këtu në Bardhaj kanë rënë mëse 10 mijë ushtarë serbë. 

Unë do doja të thosha edhe diçka tjetër, se ata kanë rënë në kohën kur Shqipëria shpalli Pavarësinë, në atë moment vendimtar historik për lirinë e vendit”. 

Pas varrezave në Bardhaj, Amfillohije i shoqëruar nga përfaqësues së pakicave serbo-malazeze që jetojnë në Shkodër, përgjegjësi i kishës ortodokse të Shkodrës, At Nikolla Petani dhe famullitari i kishës se Vrakës, Radojca Nikqevic vizituan edhe malin e Taraboshit për të kujtuar ushtarët malazezë të rënë gjatë pushtimit të Shkodrës. 

Amfillohije Radoviç njihet si organizator i protestave të opozitës malazeze kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës, si kundërshtar i flaktë i çështjes shqiptare. 

Prej vitesh emri i mitropolitit është i lidhur edhe me përpjekjet për përvetësimin e objekteve fetare katolike në territoret e Malit te Zi, të cilat sot janë të banuara nga shqiptarë të besimit mysliman ose janë vendbanime të braktisura, për t’i kolonizuar me banorë sllavë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button