Serbët shkatërrojnë pikën kufitare në Jarinje

Një grup serbësh prej 50 personave kanë demoluar mbrëmë pas mesnate një pjesë të shtëpizave si dhe mjete tjera përcjellëse në pikën kufitare Jarinje, bëjnë të ditura burimet e Kosovapress-it.
Sipas këtyre burimeve ka reaguar menjëherë xhandarmeria serbe, ndërkohë që atje në orët e hershme të mëngjesit janë parë edhe krerët ilegal të komunave veriore.

Ata po mbajnë të bllokuar pikën kufitare duke mos lejuar qarkullimin e automjeteve në këtë pikë, ndërsa serbët në veri të Mitrovicës kanë aktivizuar alarmin që nga ora 7.45 për të ftuar qytetarët, që në numër sa më të madh të shkojnë në Jarinje, alarmi po dëgjohet edhe në këto momente, ndërkohë situata në pikën kufitare në Jarinje paraqitet e tensionuar./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button