OBSH: Dalja nga izolimi duhet të jetë graduale

Derisa shumë vende planifikojnë ose kanë nisur lehtësimin e masave të izolimit, të ndërmarra për frenimin e koronavirusit, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka kërkuar nga to që këtë proces ta bëjnë në mënyrë graduale, njofton REL.

Relaksimi i parakohshëm mund të çojë në rritje të numrit të rasteve me koroanavirus, paralajmëroi të martën OBSH-ja.

“Së paku derisa të gjendet vaksina ose një trajtim shumë i efektshëm, ky proces duhet të bëhet normalja jonë e re”, tha Takeshi Kasai, drejtor rajonal për Paqësorin Perëndimor, pranë OBSH-së.

Sipas tij, masat e izolimit kanë rezultuar të efektshme.

“Shoqëria dhe individët duhet të jenë të gatshëm për një mënyrë të re jetese”, tha Kasai.

Disa vende në Evropë kanë nisur këtë javë heqjen e disa masave të izolimit, duke hapur kryesisht dyqane të vogla.

Relaksimi i kufizimeve është paralajmëruar edhe në Shtetet e Bashkuara.

Koronavirusi ka prekur deri më tash gati 2.5 milionë njerëz dhe ka vrarë mbi 170,000.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button