fbpx

Zyrtare: Princi William dhe Dukesha Kate presin fëmijë

Princi William dhe bashkëshortja e tij, Dukesha Kate Middleton, janë në pritje të një fëmije, lajmëroi oborri mbretëror pasditen e së hënës. 

30-vjeçarja vizitoi gjatë ditës spitalin “King Edward VII” në Londër, për shkak të disa shqetësime që ndiente prej disa ditësh dhe atje i komunikuan lajmin e shtatzanisë.

Në një komunikatë, William dhe Cate u shprehën të “mrekulluar nga lajmi”. Mbretëresha, bashkëshorti i saj Princi Philip dhe anëtarë të tjerë të familjes mbretërore u shprehën gjithashtu “tejet të lumtur”, duke bashkuar urimet më të mira për çiftin.

Kryeministri David Cameron, nga ana e tij shprehu urimet në emër të të gjithë kabinetit nëpërmjet llogarisë së tij në “Twitter”. 

Shtatzania është ende në fazat më të hershme dhe duhet pritur ende disa javë përpara se të mësohet gjinia e fëmijës.

Pasardhësi i William dhe Catherine do të jetë pretendenti i tretë në radhë për fronin.

Princi William, është i dyti në linjë për fronin mbretëror britanik, pas babait të tij, Princit Charles, ndërsa fëmija i tij do të bëhet i treti në radhë, kur të lindë.

Çifti bashkëshortor, i njohur me emrin zyrtar Duka dhe Dukesha e Kembrixhit, janë martuar në muajin prill të vitit të kaluar. Martesa e tyre kishte shkaktuar një eufori globale në media.

William dhe gruaja e tij Catherine, aktualisht jetojnë në pjesën veriore të Uellsit, ku princi punon si pilot i Forcës Ajrore Mbretërore për kërkim dhe shpëtim./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button