RMV, sektori civil kërkon që Qeveria ta ndryshojë vendimin për ulje drastike të ndihmës financiare

Sektori civil në RMV e ka ftuar Qeverinë që ta rishqyrtojë vendimin për ulje darstike të mbështetjes financiare për organizatat civile, të publikuar në “Gazetën Zyrtare” më 9 prill të vitit 2020, me të cilën mbështetje financiare, varësisht nga institucioni, ose tërësisht shfuqizohet ose seriozisht zvogëlohet, njofton Portalb.mk.

“Vendimi është miratuar në mënyrë jotransparente, pa konsultim me organizatat civile, palët e përfshira dhe opinionin e gjerë, që flet për marrëdhënie joparimore të Qeverisë ndaj shoqërisë civile në këtë kohë krize. Shkurtohen afërsisht 525.000 euro të domosdoshme për përkrahje, me çka shteti defakto e ka përjashtuar shoqërinë civile si partner relevant në menaxhimin me krizën e shkaktuar nga pandemia e KOVID-19”, thuhet në kumtesën e përbashkët të 73 organizatave civile, rrjete dhe platforma.

Ata shtojnë se që nga fillimi i epidemisë shumë shpejtë dhe në mënyrë efikase janë mobilizuar, i kanë vendosur në disponim të gjitha resurset e tyre dhe nëpërmjet një sërë aktivitetesh kanë siguruar ndihmë të drejtëpërdrejtë dhe humanitare për qytetarët më të goditur.

“Këtë reagim me rëndësi shumë të madhe për qytetarët, për fat të keq Qeveria nuk e njohu si partneritet në luftën me KOVID-19. Vendimi për shkurtimin e mbështetjes financiare, seriozisht e ka rënduar qëndrueshmërinë dhe punën e vazhdueshme të organizatave, veçmas në lidhje me ndihmën dhe mbështetjen e komunitetit në kohë të krizës dhe në linjën e fundit do të sjellë deri në situatë në të cilën njerëzit nga sektori do të mbeten pa burimin bazik të të ardhurave”, thuhet në kumtesë.

Organizatat civile e ftojnë Qeverinë që ta ndryshojë vendimin e saj dhe nëpërmjet dialogut dhe në mënyrë transparente të kthejë një pjesë të mjeteve për qëllim fillestar, mbështetje për realizimin e misioneve dhe qëllimeve të tyre, veçmas të aktiviteteve për parandalimin me krizën e shkaktuar nga epidemia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button