“Raportuesit pa kufij”: Maqedonia është në vendin e 92-të, sipas lirisë së mediave

Sipas listës botërore të lirisë së mediave për vitin 2020, që e përgatit organizata joqeveritare “Raportuesit pa kufij” në Paris, Maqedonia e Veriut për një vit është ngritur për 3 vende më lartë dhe tani është në vendin e 92-të, me vlerësim 31,28 pikë, njofton Portalb.mk.

Në pjesën për Maqedoninë të titulluar “profesioni organizohet”, thuhet se “Qeveria nuk e ka ndërruar ligjin për media, ndërkaq reformat në radiodifuzerin janë ndaluar. Programet e saj i shërbejnë ish partisë konservatore të pushtetit, VMRO-DPMNE. Qeveria aktuale e ka larguar reklamimin shtetëror, mjet i cili në qeverinë paraprake përdorej për kontrollim të mediave, që shpeshherë sillte deri në përvetësimin e fondeve publike”.

Raportuesit pa kufij nënvizojnë se në komuna u lejohet që të reklamohen në mediat lokale dhe me atë të mbajnë mjete për kontrollimin e tyre. “Vendim tjetër i Qeverisë: blerje të reklamave në mediat për njohjen me arritjet e Qeverisë”, thuhet në raport dhe shtoi se Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (ShGM) e ka dënuar këtë praktikë.

Në raport gjithashtu theksohen edhe dy arritjet në lidhje me vetërrregullimin dhe standardet profesionale gazetareske. Nga njëra anë, krijimi i regjistrit të rrjeteve profesionale të mediave që ka rreth 70 anëtarë nga ana e Këshillit të Etikës në Mediat e Maqedonisë dhe ShGM. Iniciativë e cila e promovon vetërregullimin e mediave me çka i obligon që t’i përmbahen Kodit Etik të Gazetarëve dhe t’i publikojnë vendimet e Këshillit Nga ana e tjetër, nënshkrimi nga ana e sindikatit, në bashkëpunim me ShGM dhe Këshillin, të Kartës për kushte për punë të gazetarëve me draft marrëveshje për bashkëpunim korrekt të gazetarëve dhe punëtorëve medial në mediat digjitale.

Në fund, “Raportuesit pa kufij” konstatojnë se sulmet fizike ndaj gazetarëve janë ndaluar”.

“Për fat të keq, kërcënimet tradicionale dhe ofendimet nga funksionarët e lartë drejt shtypit vazhdojnë të jenë të fuqishme, ndërkaq sulmet në internet janë në rritje”, thuhet në raport.

Sipas indeksit për lirinë e mediave, vendet janë radhitur kështu:

  • Vendi 65 – Greqi
  • Vendi 70 – Kosovë
  • Vendi 92 – Maqedonia e Veriut
  • Vendi 93 – Serbia
  • Vendi 105 – Mali i Zi
  • Vendi 111 – Bullgaria

E para në listë është Norvegjia, ndërkaq pas saj janë Danimarka, Suedia dhe Holanda. Të fundit janë Kina, Eritrea dhe Turkmenistani.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button