Arabia Saudite pezulloi teravitë me xhemat në xhamitë e shenjta

Arabia Saudite ka pezulluar namazin e taravisë në dy xhamitë e shenjta në Meke dhe Medine në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19), njofton Portalb.mk.

Teravia, lutje e veçantë gjatë muajit të shenjtë, do të kryhet pa pjesëmarrjen e xhematit në Xhaminë e Madhe (Masjid al-Haram) dhe Xhaminë e Profetit (Masjid al-Nabawi), tha Abdul Rahman As-Sudais, kryetari i Presidencës së Përgjithshme për Çështjet e Dy Xhamive të Shenjta.

Taravija do të kryhet kryesisht me staf, tha As-Sudais në një deklaratë në Tëitter.

Në deklaratën po ashtu thuhet se itikafi, praktika islame e veçimit në xhami për t’u falur, është anuluar në të dy xhamitë.

Ai gjithashtu tha që umreja do të mbetet e pezulluar deri në njoftimin e mëtejshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button