Korea e Jugut: Nuk ka asnjë shenjë të pazakontë lidhur me shëndetin e Kim Jong-un

Koreja e Jugut tha se vendi nuk ka vërejtur ndonjë aktivitet të pazakontë në Korenë e Veriut mes thashethemeve rreth përkeqësimit të shëndetit të Kim Jong-un, transmeton Portalb.mk.

“Nuk kemi asgjë për të konfirmuar dhe nuk është vërejtur asnjë aktivitet i pazakontë në Korenë e Veriut”, citoi Agjencia e Lajmeve Yonhap zëdhënësin e Shtëpisë së Kaltër, Kang Min-seok. Shtëpia e Kaltër është zyra ekzekutive dhe rezidenca zyrtare e kreut të shtetit të Republikës së Koresë.

Më parë, CNN raportoi se sipas një zyrtari të inteligjencës amerikane, shëndeti i Kim ishte “në rrezik të madh pas një operacioni”.

Raportimi erdhi një ditë pasi Pheniani mohoi pretendimin e presidentit amerikan Donald Trump për marrjen e një “shënimi të bukur” nga lideri suprem.

Spekulimet në lidhje me shëndetin e Kim, megjithatë, ishin të shumta pasi ai anuloi shënimin e 108-të të ditëlindjes së gjyshit të tij më 15 prill.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut është parë për herë të fundit në 11 prill, kur mediat shtetërore e shfaqën atë duke kryesuar një takim në lidhje me situatën e koronavirusit në vend.

Informacionet mbi numrin e rasteve të COVID-19 dhe vdekjeve në Republikën Demokratike Popullore të Koresë nuk janë të disponueshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button