Është përkeqësuar gjendja shëndetësore e Kim Jong-un?

SHBA-ja i ndjek informatat e shërbimeve sekrete sipas të cilave lideri i Koresë Veriore, Kim Xhong-un është në gjendje kritike pas operacionit në zemër, publikoi CNN, njofton MIA..

Zërat për gjendjen e tij shëndetësore ishin përhapur prejse Kim nuk u paraqit në shënimin e ditëlindjes së gjyshit të tij më 15 prill. Ai për herë të fundit është parë më 11 prill në seancë qeveritare.

Një përfaqësues anonim amerikan për CNN deklaroi se ekziston brengë për gjendjen shëndetësore të Kim, por që është rëndë të vlerësohet serioziteti i situatës.

Mediat koreanojugore publikuan se liderit koreanoverior më 12 prill i është nënshtruar operacionit në zemër. Sipas informatave jozyrtare ai pas operacionit është dërguar në shtëpinë e uikendit në Hujangsan dhe është nën kontroll mjekësor.

Koreja Veriore rreptësisht i kontrollon informatat, veçanërisht për Kimin, i cili në vend e ka statusin e hyjnisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button