FMN: Është e nevojshme ndihmë më e madhe për vendet e varfra

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) do të duhet të shqyrtojë “masa speciale” me qëllim që t’u ndihmojë vendeve që të luftojnë me pandeminë me koronavirusin e ri dhe pasojat negative për ekonominë, deklaroi mbrëmë drejtoresha e FMN-së, Kristalina Georgieva,njofton MIA.

Ajo theksoi se FMN-ja tani më ka ndërmarrë hapa të veçanta që të lirojë mjete veçanërisht për tregjet dhe vendet në zhvillim, të cilat janë përballur me derdhjen e 100 miliardë dollarëve rekorde.

Sipas saj, do të nevojiten më shumë mjete nëse vazhdojnë të rriten presionet e tregut, edhe pse kreditë nuk janë vendimi më i mirë duke e pasur parasysh atë se numri më i madh i shteteve tani më kanë shumë hua.

Deklarata e Georgievës vijoi pasi javën e kaluar FMN-ja dhe Banka Botërore kumtuan se një grupi të madh të shteteve, krahas 77 më të varfrave të cilave tani më u është premtuar pezullimi i pagesës së borxheve, do t’u nevojiten lehtësime për pagesën e borxheve.

Sipas parashikimit të FMN-së, sivjet për shkak të pandemisë me Kovid-19 pritet ulje e ekonomisë botërore prej tre për qind, ulja më e madhe nga Depresioni i madh në vitet e 30-ta të shekullit të kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button