Policia e arrestoi një djalosh i cili ishte duke e shëtitur qenin e tij, Çulevi paralajmëroi hetim të rastit

Zyrtarët policorë e kanë arrestuar një djalosh i cili ishte duke e shëtitur qenin e tij, ndërkaq videoja e ngjarjes u shpërnda nëpër rrjetet sociale, njofton Portalb.mk.

Në video shihen përfaqësuesit e policisë dhe një djalosh me një qen. Videoja ka shkaktuar reagime dhe komente në rrjete sociale. Sipas asaj komentohet në rrjetet sociale, gjegjësisht në komentet në video, thuhet se ngjarja ka ndodhur në Shkup.

Tani për tani, nuk dihet se cila është arsyeja e arrestimit të djaloshit, por spekulohet se ai është parë në rrugë disa minuta përpara se të fillojë termini i caktuar, gjegjësisht orari i lejuar për shëtitje të kafshëve shtëpiake gjatë orës policore.

Për ngjarjet është deklaruar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev, i cili thotë se ngjarja është evidentuar nga ana e Sektorit për Kontroll të Brendshëm dhe do të analizohet nëse policia ka vepruar në mënyrë të paligjshme.

“Rasti konkret është evidentuar dhe po ndërmerren masa për konstatimin e ligjshmërisë së veprimit të zyrtarëve policorë, ndërkaq pas kontrolleve gjatë ditës së nesërme opinioni do të njoftohet plotësisht. Sektori i Kontrollit të Brendshëm edhe në të ardhmen do të ndërmarrë masa përkatëse për pastrimin e të gjitha rasteve në të cilat ekziston dyshim se veprimi i zyrtarëve policorë është në kundërshtim me ligjin”, shkruajti Çulev në Facebook.

Zv/ministrja e Punëve të Brendshme, Sllavjanka Petrovska, ka shprehur papajtueshmëri me, ashtu siç tha, mënyrën se si kanë vepruar zyrtarët policor derisa e kanë arrestuar djaloshin.

“Prej edhe sanksione përkatëse për nivelin e mosrespektimit të masave dhe mosmbajtjen e maskave mbrojtëse dhe dorezave. Nëse dënojmë për mosrespektim të masave, si ne i shkelim të parët?”, shkruajti Petrovska në Fejsbuk.

Shoqata për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve “Anima Mundi” vlerëson se policia gjatë këtij akti, policia ka demonstruar forcë.

“Gjatë kohës kur njerëzit nëpër rrugë protestojnë ose luajnë valle dhe nuk ndëshkohen, a kështu shihet profesionaliteti i policisë dhe zbatimi proporcional i masave në pajtueshmëri me kompetencat policore në kohën e gjendjes së jashtëzakonshme? Tërë stacioni policorë pa respektuar asnjë masë për mbrojtje gjatë pandemisë (me çka drejtpërdrejt e rrezikojnë) arrestojnë djaloshin i cili ka dalë për ta shëtitur qenin – ne në këtë shohim demonstrim të fuqisë dhe keqtrajtim ndaj një tinejxheri dhe kafshës së tij shtëpiake për çka kërkojmë urgjentisht të identifikohen personat zyrtarë dhe të njëjtët të dënohen”, thonë nga “Anima Mundi”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button