fbpx

Stigmatizimi po shëtitet nëpër Sokakun e Gjerë

Marko Josifovski, funksionarë i VMRO-DPMNE-së në Manastir, u vendos në funksion të mbrojtjes së qytetit nën Pelister prej bashkëvendasve të cilët “dëshironin” të sjellin epideminë. Deshti fati që në të njëjtën ditë Manastiri të bëhet me bartës “autokton” të  virusit korona, shkruan Vërtetëmatësi.

Kryetari i Unionit të forcave të reja në Manastir, Marko Josifovski, së fundmi në Facebook publikoi se të ardhurit nga Malta do të vendosen në karantinë shtetërore në qendrën e qytetit të Manastirit, në të cilën, siç shkroi, nuk ka asnjë rast të infektimit. Publikimi u shoqëruar me fotografi të autobusëve dhe frazave si “Zoti na ndihmoftë”. Edhe pse tentoi ta arsyetojë statusin e vet me shqetësime për lokacionin e karantinës, përsëri, hapi është bërë shembull klasik për shpërndarje të panikut, me qëllim ose jo.

SPIN:

Në këto momente, dy autobus me udhëtar nga Malta po vendosen në hotelin Epinal, në karantinë. Po, është e vërtetë, nuk është mashtrim, në një qytet me asnjë të sëmurë, në qytet kthehen udhëtarë të kthyer nga Malta. Manastiri shndërrohet në vatër potenciale.

Na ndihmoftë Zoti, prej aq shumë vendeve ju i vendosni në karantinë në qendër të qytetit. 

Urime, bravo. Urime edhe për shtratin në hyrje të qytetit. Shpresojë që të jetë ndonjë “prenk” i Ritko Madhafaka. 

Kjo “përgjigjeje e llojit të vet”, sipas portalit javor Fokus ka pasur 347 ripublikime që shprehin pajtueshmëri për qëndrimet e tij.

Pas disa orësh, Josifovski publikoi status të ri, me shumë siguri për shkak se faktit se ka pasur edhe kundër reaksione në opinion.

Të përsërisim: Askush nuk i urren njerëzit që erdhën, problemi është lokacioni. Populli nuk kundërshton sepse do të jetojnë “në luks” për 2 javë, por sepse do të vendosen në qendër! Gjatë ditës është lokacioni më i frekuentuar dhe në këtë kohë korone. Në rreze prej 300 metrash ka banka, shitore dhe objekte të tjera që punojnë gjatë ditës. Çka nëse ndonjëri prej tyre është i infektuar: Në pjesën më të frekuentuar do të kemi 50 persona potencialisht të infektuar? Çka nëse ndonjëri ngulfatet dhe i kujtohet të shëtis nëpër shesh si në Shtip? Vlen të rrezikohet? Të gjithë kuzhinierët, policia, të punësuarit në Epinal dhe kush do që do të ketë kontakt me to do të duhet të kalojë nëpër sheh 2-3 herë në ditë…edhe një herë…nuk urrejmë njerëzit, ata janë bashkëqytetarët tanë, duhet të ju ndihmohet dhe të kujdesen por lokacioni i zgjedhur është i gabuar, më keq se kjo do të ishe nëse do t’i vendosni në KAM ose VERO…Zoti na ndihmoftë. (Marko Josifovski)

[BUURIM: Fokus/FB, data: 29 mars 2020]

 

KUNDËRSPIN:

Funksionari i partisë së përmendur pa dyshim në qëndrimin e tij ka pasur për qëllim të “mbrojë shëndetin publik” përmes stigmës ndaj personave, të cilët qeveria, në suaza të krizës, tendon të ju sigurojë qëndrim të përkohshëm. Ai në publikimin e vet bën ndasi në mes “neve” dhe “atyre”, që është një krijim klasik i “situatës rrethore”, kur opinioni, tani në nivel lokal, duhet të fillojë të shprehë emocione negative dhe të largojë të ardhurit. Qëndrimi për të ardhurit nga Malta (edhe atë me shkronja të mëdha, atyre që janë në karantinë ju jep “statusin e shtetasve”) shprehë qëndrimin se  në të vërtetë bëhet fjalë për të huaj, gjegjësisht thekson vendin prej nga vinë, dhe vendos theksin mbi atë se dikush (shteti) i sjell në ndonjë situatë luksoze, por në opinion kjo merret si një motiv për pakënaqësi.

Kontrasti i dytë bëhet në mes faktit se Manastiri, qyteti pas asnjë banor të regjistruar nga virusi korona, mund të bëhet vatër e re, që është një situatë “përshëndetje-infektim”! Edhe pajisjet me publikimin e fotografive nga autobusët, të cilët natën vinë para hotelit, si në ndonjë aksion të fshehtë, shprehjet “Zoti na ndihmoftë” janë në funksion të qëllimeve të shprehura të autorit.

Ky publikim nga ana e funksionarit, qartë, shkakton shqetësim te lexuesit dhe krejt në fund mund të çojnë deri në panik, një qëllim i dënueshëm në një situatë të jashtëzakonshme, në të cilën gjendemi.

Prej sqarimit të partë nga qeveritë lokale, para së gjithash atë të kryetares Natasha Petrovska shtoi edhe disa elemente të reja në atmosferën të cilën e krijoi udhëheqësi i të rinjve, e cila tha se as Manastiri nuk është pa raste, dhe tha se tani ka (këtë e tha të njëjtën ditë, pas dite, se në qytet ka individ që janë pozitiv), as nuk janë qytetarët të disiplinuar për të mos e çuar sëmundjen në shtëpi.

Të pyesim, sa prej nesh kanë qenë jashtë Manastirit, sa kanë qenë në afërsi të virusit? Sa persona nuk kanë respektuar masat e nevojshme për të mos dal dhe të mos pinë kafe nëpër lokale, por të qëndrojnë në shtëpi? Kjo nuk është luftë për përkatësi etnike, parti, fe, as nuk është  betejë e një personi, e disave, ose e disa familjeve, është betejë e jona. 

Ajo shtoi se asnjë lokacion nuk është më i mirë ose më i keq. “Virusi nuk pushon për shkak të vendosjes. Virusi mund të fitohet vetëm me sjelljen tonë, me izolim të kontrolluar, shmangien e daljeve të panevojshme dhe respektimin e protokollit dhe propozimeve të cilat me një fjalë quhen disiplinë”. 

Në qytet është përhapur edhe lajmi se të ardhurit, pjesë më e madhe janë nga Manastiri, se ata kanë qenë në punë në Maltë, dhe kanë humbur punën ose kanë dashur që në kohëra të vështira të kthehen në shtëpi, që është e drejt e tyre, nuk mund të kontestohet. Pse, pas katër orësh, me siguri i shtyrë nga ajo se bën stigmatizim kundër bashkëqytetarëve, votuesve të ardhshëm, që për Josifovksin do të ishe një dëm i madh për “kauzën” e tij, publikoi status të ri, në të cilin thonë se nuk urren kundërshtarët, por problem është lokacioni. Të ardhurit mund të largohen nga karantinë, dhe të kalojnë nëpër Sokakun e Gjerë ku ka shumë njerëz (!), mund të infektojnë të punësuarit në hotel, dhe ata ta transmetojnë infeksionin…Por, përsëri porositi: “Zoti na ndihmoftë”.

Fakti se publikimi nuk është më në faqe, tregon se pa kërkim-falje të nevojshme të autorit shfaqet tentim të luhet loja e harrimit të fjalëkalimit, në veçanti kur në Manastiri u paraqit si qendër e infeksionit, pa teshtitjen e personave në karantinë! Edhe banorët e ri të “Epinal” janë nën kontroll të vazhdueshëm mjekësor, sepse statusi i personave në karantinë, është më i madh se kontrolli mjekësor ndaj personave të thjeshtë ose të atyre të cilët eventualisht presin në ambulantë.

As partia e tij VMRO-DPMNE, nuk e pa të nevojshme që qartë dhe zëshëm të distancohet nga funksionari i vetë. Prej spinimit të tij dhe krijimin e një atmosfere për rezistencë ndaj politikave qeveritare, por edhe nxitjen e urrejtjes ndaj atyre që kanë ardhur nga jashtë në qytet. Të mos harrojmë se ajo situatë u përsërit dy ditë pas ardhjes së personave në karantinë, të ardhurit me aeroplanë special, ndërsa të vendosur në “Car Samoil” në Bansko. Korrespodentët nga Strumica njoftuan se ka pasur reaksione negative në rrjete sociale ndaj këtyre njerëzve, të vendosur në karantinë, si dhe ka pasur mjekë në spitalin lokal të cilët nuk kanë dashur që të kryejnë kontrollin e parë të të ardhurve!. Për këtë dëshmon edhe drejtori i tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button