BE: Reformat në Ballkanin Perëndimor të fokusohen në gjyqësor, luftim të krimit, korrupsionit…

“Vendimi për çeljen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka qenë në interesin e BE-së”, deklaroi Komisioni për punë të jashtme në Parlamentin Evropian.

Deputetët e Komitetit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian kanë kërkuar mbështetje nga BE-ja për shtetet e Ballkanit Perëndimor për realizimin e reformave, gjithashtu i kanë bërë thirrje BE-së që ta sigurojë liberalizimin e vizave për Kosovën sa më shpejt të jetë e mundur.

“Samiti për Ballkanin Perëndimor është planifikuar të mbahet para përfundimit të Presidencës kroate në Qershor”, thuhet në raport.

Rekomandimet e Komisionit për politikë të jashtme u miratuan me 58 vota pro, 7 kundër dhe 5 abstenime. Ato do të dorëzohen në Seancën plenare të PE-së në një nga seancat e ardhshme.

Këto thirrje janë në raportin me rekomandimet e këtij institucioni për zgjerimin drejt Ballkanit, që është miratuar me shumicë votash, të hënën.

Ky komitet, ka vlerësuar se hapja e dyerve për anëtarësimin e shteteve të Ballkanit në Bashkimin Evropian është në vetë interesin politik, të sigurisë dhe atë ekonomik të bllokut evropian.

“BE-ja duhet të sigurojë që metodologjia ne saj e zgjerimit t’i mbështesë reformat dhe qëndrueshmërinë e qëllimit të anëtarësimit të barabartë për shtetet kandidate”, sipas konkluzave të deputetëve të atij Komiteti, theksohet në kumtesën e Parlamentit Evropian.

“Bashkimi Evropian duhet të sigurojë që reformat në Ballkanin Perëndimor të fokusohen tek ndërtimi i kapacitetit të shtetit, zbatimi i vendimeve gjyqësore, reformat në gjyqësi dhe përpjekjet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, theksojnë deputetët në rekomandim.

Raportuesi i Parlamentit Evropian, Tonino Picula, përmes një postimi në Twitter ka vlerësuar se raporti është sinjal i qartë i përkrahjes së Parlamentit Evropian për aspiratat dhe përpjekjet e shteteve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në BE, kur të plotësohen të gjitha kriteret.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button