RMV, Qytetarët vallëzuan gjatë orës policore, policia premtoi se do të hetohet rasti

Ministria e punëve të brendshme (MPB) premtoi se do të vepron së bashku me Prokurorinë për zbardhjen e rastit në Gjevgjeli, ku qytetarët kanë vallëzuar dje në Gjevgjeli, përkundër se ka qenë orë policore, transmeton Portalb.mk.

“MPB në koordinim me Prokurorinë publike do të dënon gjithë ata që e shkelin kufizimin e qarkullimit. Të gjithë që e kanë shkelur ligjin do të dënohen”, deklaruan nga MPB.

Në rrjetet sociale dje u shpërnda një video se si një grup i qytetarëve luanin valle popullore, përkundër asaj se masat qeveritare kundër virusit korona, dhe nenin 206 nga Kodi Penal e dënon mosrepsktimin e masave të qeverisë në kohë të epidemisë.

Në videon tashmë të publikuar në Youtube, vërehen dhjetëra qytetarë duke vallëzuar valle popullore.

“Çka do të bën policia këtu?! Kot do të jetë. Nuk ju lejohet”, dëgjohet një qytetarë duke thënë në video

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button