Si i kërcënoi Ibra shokët: Kam 300 mln dhe një ishull, ju vras!

Joao Pedro, ish-shok i Zlatan Ibrahimovicit te Los Angeles Galaxy, tregon një ngjarje të pazakonte në dhomat e zhveshjes se skuadrës kaliforniane me protagonist gjigantin suedez, i cili i “shkundi” mirë fitbollistët, sipas mënyrës së tij, transmeton SS.

“Luanim në transfertë ndaj Dynamo Houston, po fitonim 1-0, por rezultati shkoi 2-2 dhe në fund na shënuan edhe golin e 3-2. Pasi u mbyll ndeshja, erdhi reagimi i ashpër i Zlatanit. Na tha: Keni ardhur këtu për të shkuar në plazh apo për të shëtitur në  Hollywood? Duhet të ma thoni tani. Kam 300 milionë në llogarinë time bankare dhe zotëroj një ishull, nuk kam nevojë për gjithë këtë. Tani, i pari që do të flasë, do ta vras, vërtet do ta vras.”

Por Ibrahimovic nuk dallonte vetëm për sjelljen e sertë prej lideri. Joao Pedro kujton se nuk i mungonin batutat.

“Po bëheshim gati për të nisur një ndeshje, dikush pyeti se cili do ta godiste i pari topin për fillimin e lojës. Një aisistent më zgjodhi mua, duke thënë se kisha ditëlindjen. Në atë moment, Ibra i hodhi dytë dhe i tha: Çdo ditë është ditëlindja e Zlatanit… Ma jep topin! Dhe më pas nisi të qeshte.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button