Transporti publik në Shkup publikoi orarin e autobusëve për ditët në vazhdim

Ndërmarrja e qarkullimit publik – Shkup njoftoi se prej nesër (21.04.2020) transporti publik do të jetë përsëri me dy ndërrime, njëri prej orës 05:00-09:00 dhe tjetri me orar 13:00-16:00, transmeton Portalb.mk.

“Autobusët do të lëvizin me orarin e të shtunës, përveç atyre të orës 9, 19, 20 dhe 23 që do të qarkullojnë me linjë pjesërisht të reduktuar”, njoftojnë nga NQP-Shkup

Orari i autobusëve gjithashtu mund të shihet edhe në faqen zyrtare të NQP-Shkup.

Pikat e shitjes së biletave do të jenë të hapura prej orës 07:30 deri në ora 14:00 vetëm në Aerodrom, Gjorçe Petrov, Draçevë, Maxhari, Butel, Pazari i gjelbër dhe në Autokomandë.

Ndërsa pikat për bileta individuale do të jenë të hapura prej 07:30 deri në ora 14:00 në Karposh 2, Bit Pazar dhe Qendrën transportuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button