fbpx

Një futbollist tjetër shqiptar drejt kampionatit italian Serie A

Menaxheri i njohur i futbollit, Adrian Aliaj, në një intervistë për “Sportin në KTV”, ka zbuluar se futbollisti që ai menaxhon, Mërgim Vojvoda, mund të transferohet në Serie A.

Aliaj ka theksuar se edhe dëshira e tij është që mbrojtësin e Kosovës, që aktualisht është pjesë e Standardit në Belgjikë, ta dërgojë në fund të sezonit në kampionatin elitar të Italisë, ku për të janë të interesuara dy klube italiane.

Ish-mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, është menaxher edhe i kapitenit të Kosovës, Amir Rrahmani, i cili në verë do të kalojë te Napoli.

Aliaj zbulon se për Rrahmanin ka pasur shumë klube të interesuara, e në mesin e tyre ishte edhe Arsenali, por që klubi anglez nuk kishte bërë ofertë zyrtare.

Ndër të tjera, 43-vjeçari thotë se pranimi i Kosovës në UEFA dhe FIFA dhe shkëlqimi i menjëhershëm e kanë dëmtuar shumë Shqipërinë.

Intervistën e plotë të Aliajt do të mund ta ndiqni sonte në kuadër të “Sportit në Interaktiv”, rreth orës 23:50, ku ndër të tjera flet për Festim Alidemën, disa talente të futbollit në Kosovë që i ka marrë nën menaxhim, për supergolin që ia shënoi Greqisë në vitin 2004, si dhe për disa tema të tjera të rëndësishme për futbollin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button