Hapen autostradat dhe dyqanet në Iran përderisa vazhdoi përballja me pandeminë

Irani filloi hapjen e autostradave që lidhin qytetet dhe qendrave kryesore tregtare për të stimuluar ekonominë e mbytur nga sanksionet, duke pretenduar se e ka shpërthimin e koronavirusit nën kontroll, transmeton KlanKosova.

Dyqanet nëpër rrugët e “Pazarit të Madh” historik të Teheranit hapën dyert e tyre, megjithëse qeveria kufizoi orarin e punës deri në orën 18:00 pasdite. Sidoqoftë, restorantet, palestrat dhe vendet e tjera mbesin të mbyllura.

Ende ka shqetësime lidhur me shpërthimin e virusit në Iran dhe sigurinë e atyre që kthehen në punë.

Përhapja e koronavirusit në Iran ka vrarë më shumë se 5,000 njerëz dhe 80,000 raste të konfirmuara – shifra këto që po vazhdojnë të rriten.

Irani e minimizoi krizën me javë të tëra, madje edhe përderisa zyrtarët e lartë u prekën nga koronavirusi. Qeveria civile e vendit, e udhëhequr nga Presidenti Hassan Rouhani, nuk ka pranuar të zbatojë bllokimet 24 orëshe që janë duke u parë në vendet tjera të Lindjes së Mesme.

Autoritetet kanë arsyetuar përgjigjen e tyre ndaj pandemisë duke treguar ndikimin e ashpër ekonomik që do të kishte një bllokim i tillë.

Irani tashmë është nën sanksione të rrepta amerikane që bllokojnë shitjen e naftës së tij të papërpunuar jashtë vendit, masa të vendosura pasi Presidenti Donald Trump u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja bërthamore e Teheranit me fuqitë botërore në vitin 2018.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button