fbpx

Milani mendon seriozisht për Ballotelin

Corriere dello Sport shkruan se presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, është i gatshëm të bëjë hapa konkret për të transferuar Balotellin në afatin kalimtar të janarit.

Rossonerët fillimisht planifikojnë një huazim gjashtëmujor me mundësinë për të nënshkruar kontratë të përhershme me të në qershor.

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, tashmë e ka aprovuar këtë lëvizje, derisa Balotelli raportohet se është i ngazëllyer nga mundësia për të luajtur në një ekip të rinjsh, me Stephan El Shaarawy dhe Kevin-Prince Boateng./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button