Spanja regjistroi rënie tjetër në vdekjet nga COVID-19

Spanja sot regjistroi 399 vdekje tjera, duke e çuar numrin e përgjithshëm të konfirmuar të viktimave nga koronavirusi i ri (COVID-19) në vend në 20.852, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, transmeton Portalb.mk.

Ky është numri më i ulët i vdekjeve ditore të regjistruara në vend që nga 22 marsi. Të hënën, vendi po ashtu tejkaloi shifrën 200.000 për raste të konfirmuara, pasi zbuloi 4.266 infeksione tjera. Spanja ka më së shumti raste në botë, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Të dielën, kur numri i përditshëm i vdekjeve u ul në 410, shefi i shëndetit të urgjencës Fernando Simon tha se të dhënat “na japin shpresë”, por shtoi se të dhënat nga fundjavat mund të vonohen. Dje ishte hera e parë që numri i përditshëm i vdekjeve ka rënë nën 500 që nga 23 marsi.

Numri zyrtar i vdekjeve në Spanjë përfshin vetëm njerëz që janë testuar dhe konfirmuar se kanë sëmundje. I përjashton ata që kanë vdekur pa teste në shtëpi të kujdesit, banesa private, apo edhe spitale për shkak të burimeve të kufizuara.

Gjatë fundjavës, kryeministri Pedro Sanchez njoftoi se do t’i kërkojë Parlamentit të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme të Spanjës deri më 9 maj.

Ai gjithashtu sqaroi se fëmijët, të cilët nuk kanë qenë në gjendje të lënë shtëpitë e tyre që nga 14 marsi, do të lejohen duke filluar këtë fundjavë, në kushte të caktuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button