Spasovski: Pas 1 majit do të fillojë procesi për kthim në normalitet

Kryeministri, Oliver Spasovski, paralajmëroi fillim të normalizimit të jetës pas festës së 1 majit. Ai në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se po përgatitet një plan në drejtim të kësaj, njofton Portalb.mk.

“Po përgatisim një plan serioz, pas festës së 1 majit të filloj procesi për kthim në normalitet. Ajo nuk do të jetë shpejtë, as menjëherë”, ka thënë Spasovski.

Ndërkohë, ditë më parë, në një pres – videosesionin online Kovid-10 “Retrospektivë: koronavirus MK”, Spasvoski informoi se po përgatitet plan serioz për atë se si dhe në çfarë mënyre, pas 1 majit, të filloj lehtësimi i disa masave, të cilat do të jenë në funksion të kthimit të jetës në normalitet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button