Portreti i vendit tim

Të gjithë ne jemi dëshmitar të ngjarjeve që ndodhin kohëve të fundit. Si zakonisht të gjitha problemet në shtetin tonë fillojnë si pasojë e historisë, mirëpo Maqedonia vazhdon ”të mbetet një shtet multietnik”. Prijës në pushtet me ide integruese, e popullatë nacionaliste. Ditët e fundit pam’ se si tifozët maqedonas krijuan unitetin antishqiptarë. Nuk munguan mesazhet e ndryshme fyese nacionaliste, deri tek dhuna fizike nëpër autobusët e qytetit. Flamuj të djegur në video e fotografi çdo ditë shfaqen në rrjeter sociale dhe ato informative. Nuk munguan as reagimet shqiptare po në të njejtën mënyrë. Personalisht nuk e nënçmoj revoltën e djemve, kundërshtoj veprën! 

Nuk duhen djegur flamuj, përderisa oxhaqet e tyre tymosin. Si zakonisht liderët në qeveri na sygjerojnë ta ruajmë qetësinë dhe se populli është i orientuar në BE. E  kumbarët evropian me vite na sygjerojnë emra e kushte të ndryshme, e që patriotët maqedonas nuk i pranojnë ato. A është fund i problemeve antarsimi në BE?! A thua gjeneratat e pas luftës 2001 do të donin të jetonin së bashku, kur çdo ditë na servohen informata ”nacionaliste” , apo duhet ti kthehemi reciklimit të idesë Titiste ”vëllazërim bashkim”. Të gjithë ne e dimë që Maqedonia është e zhytur në varfëri, a thua nuk po e shohim kolapsin financiar të fqiut tonë jugor Greqisë?

 Cili është fati jonë, është pyetje që parashtron vehtes çdo qytetar i Maqedonisë por fjalët që thuhen vdesin në heshtje. Shpesh njeriu është vet fajtor për retë që ai krijon, e më pas hidhërohet nga shiu. A duhet të jetojmë me shpresën, se një ditë do të ndriçojnë rrezet e diellit të mbushura me jetë pa brenga. E  shpresa është gjëja e vetme që na mbetet, por shpresoj që ardhmërinë mos ta presim me fjalën ”shpresë”!

Lajme të ngjashme

Back to top button