RMV, 121 persona nuk e kanë respektuar orën policore, 92 janë arrestuar

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë 24 orëve të kaluara ka evidentuar se në nivel të tërë shtetit 121 persona nuk e kanë respektuar orën policore, gjatë së cilës 92 janë arrestuar, ndërkaq për të tjerët janë marrë të dhënat dhe do të ndërmerren masa përkatëse, njofton Portalb.mk.

Gjatë ditënatës së kaluar, në territorin e Maqedonisë së Veriut 238 personave u është dhënë vendim për izolim, ndërkaq 108 kanë nënshkruar deklarata për vetëizolim.

MPB shtoi se nga ana e zyrtarëve policorë janë kryer kontrolle te personat e izoluar dhe është konstatuar se një person nuk e ka respektuar masën për izolim.

Në gjithë Maqedoninë e Veriut, Prokuroria Themelore Publike prej 17 marsit deri më 16 prill ka propozuar dënim për 1,019 qytetarë për mosrespektimin e masave të Qeverisë së RMV-së në luftimin e virusit korona, siç parashikohet në nenin 206 të Kodit Penal.

Shumica e dënimeve janë në vlerë rreth 2 mijë euro, por ka raste ku dënimet janë edhe më pak se 1 mijë euro, si dhe dënime deri 5 mijë euro.

Këtu bën pjesë edhe rasti i Hasanbegut. Prokuroria më 15 prill propozoi dënim prej 100 dënimeve ditore, ku një dënim ditor është vlerësuar 50 euro. Dënimin e arsyeton Prokuroria me atë se më 13 prill në ora 22:00 kanë qenë jashtë shtëpive të tyre tre qytetarë pa leje për qarkullim.

Kështu është numri i dënimeve sipas qyteteve: Shkup (261), Manastir (97), Prilep (93), Tetovë (79) Strumicë (71), Gostivar (58), Kavadarci (50), Shtip (42), Veles (40), Gjevgjeli (38), Radovish (36), Kumanovë (34), Koçani (30), Delçevë (22), Berovë (17), Strugë (14), Resen (13), Dibër (9), Sveti Nikollë (8), Ohër (6) dhe Kërçovë (1).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button