Për shkak të borës bllokohet rruga Mavrovë-Dibër

Në aksin rrugor Mavrovë-Dibër prej orës 16:15 është vendosur ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese për shkak të reshjeve të borës, kumtoi Qendra informative.

Bora ka përfshirë drejtimet rrugore Tetovë – Kodra e Diellit si dhe Gostivar – Kërçovë, përmes Strazhës, por komunikacioni po zhvillohet pa ndalesa. 

Për shkak të reshjeve lokale të borës dhe shiut, komunikacioni në të gjitha akset magjistrale dhe rajonale në shtet zhvillohet pjesërisht me ndalesa. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button