fbpx

Statistika konfirmoi se në vend ka 4.849 vende të lira pune

Në tremujorëshin e tretë të këtij viti janë regjistruar 4.849 vende të lira pune, bëri të ditur Enti shtetëror për statistikë si rezultat i hulumtimit të tregut të punës.

Anketa tregoi se më së shumti vende të lira pune në këtë periudhë janë hapur në industrinë përpunuese apo gjithsej 1.577 vende të lira. Gjithsej 662 vnde ka hapur tregtia,ndërsa ndërtimtaria gjithsej 396 vende pune. Administrata publike dhe arsimi treguan gjithsej 375 vende të lira, shëndetësia 296, ndërsa në art, argëtim dhe rekreacion janë treguar 210 vende të lira pune.

Më pak vende të lira ka në sektorin për furnizim me energji elektrike dhe gaz, vetëm 5, veprimtaritë me pronë të patundshme po ashtu 5, dhe në veprimtaritë financiare dhe të sigurimit 28.

Sipas madhësisë, ndërmarrjet e vogla kanë treguar 1.848 vende të lira pune, të mesmet 1.330 vende të lira, ndërsa të mëdhatë kanë nevojë për 707 punonjës. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button