Tre punonjës me virusin korona, prej të martës nuk do të punojë Qendra e Shëndetit Publik në Veles

Gjatë 24 orëve të kaluara, janë regjistruar tre raste të reja të koronavirusit në territorin e qytetit të Veles. Rezultatet kanë treguan se pozitiv në KOVID-19 kishte qenë edhe strisho e një punonjësi shëndetësor nga Qendra e shëndet publik (QShP), kështu që nga numri i përgjithshëm i personave të sëmurë tre janë nga ky institucion, dy punonjës shëndetësor dhe një administrator. Prandaj, QShP nga e marta nuk do të punojë, as nuk do të merret strisho, ndërsa më vonë do të bëhet njoftimi se kur do të fillojë me punë, raporton SDK, përcjell Portalb.mk.

“Bëhet fjalë për dy persona të lidhur me një grup tashmë ekzistues të familjarëve të një personi të punësuar në tregti dhe një punonjës në Qendrën e shëndetit publik – Veles”, kanë informuar nga Qendra.

Me këtë, në Veles janë regjistruar gjithsej 58 pacientë me KOVID-19. Spitali i përgjithshëm në Veles ka  njoftuar se të gjitha rezultatet e dhjetëra punonjësve shëndetësorë nga Departamenti për sëmundje interne kanë treguar rezultate negative. Negativ kanë rezultuar edhe udhëheqësia e këtij institucioni shëndetësor, drejtori, infermierja kryesore dhe personat e tjerë të departamentit për çështje ekonomike dhe juridike. Dje, kanë rezultuar negativë 12 punonjësit e Departamentit të sëmundjeve Infektive të këtij Spitali, pasi prania e një koronavirusi u gjet te një infermiere disa ditë më parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button