Izrael, Britani-Francë tërheqin ambasadorët

Britania dhe Franca tërhoqën ambasadorën e tyre nga Izraeli, në shenjë proteste ndaj vendimit të Tel Avivit për të vazhduar ndërtimin e tre mijë vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor dhe Jeruzalemin e lindjes. 

Në dy komunikata të ndryshme gjatë së hënës, Parisi dhe Londra zyrtare theksonin se vendimi për të tërhequr ambasadorët merrej për shkak të dyshimeve mbi angazhimin e vërtetë të Izraelit për bisedimet e paqes me palestinezët.

Izraeli autorizoi ndërtimin e tre mijë vendbanimeve të reja në një zonë nevralgjike të Bregut Perëndimor, një ditë pasi Organizata e Kombeve të Bashkuara vendosi që të aprovonte për Palestinën statusin e një anëtari me të drejta të pjesshme.

Në një komunikatë, OKB e konsideroi vendimin e Tel Avivit si një “goditje fatale” për shpresat e paqes.

Shqetësim në lidhje me këto plane ka treguar edhe Uashingtoni. Rusia dhe Gjermania kanë shprehur “shqetësimin e tyre të thellë” në lidhje me këto plane, ndërsa Suedia veproi si dy superfuqitë e tjera europiane, duke tërhequr edhe ajo ambasadorin e saj nga Tel Avivi./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button