Është përcaktuar rendi alfabetik sipas të cilit do të mund merren subvencionet për duhan nga bankat

Banka Kombëtare e ka publikuar rendin alfabetik sipas të cili, nga java e ardhshme në sportelet e bankave, do të mund të merren paratë e subvencioneve të duhanit, ka informuar ministrja e financave Nina Angellovska dhe Trajan Dimkovski ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Prodhuesit e duhanit të cilët kanë karta debitore do të mund tërheqin para nga ATM-të nga e hëna prej orës 16 deri në orën 23 dhe siç tha ministrja Angellovska, e të njëjtën e konfirmoi edhe Banka Popullore, lista e prodhuesve të duhanit të cilët kanë kartë debiti tashmë është dërguar në polici, kështu që personat të cilët do të pranojnë subvencionet për duhan nuk duhet të kenë frikë se do të ndëshkohen për shkelje të orës policore, nëse shkojnë në ndonjë ATM për të tërhequr para gjatë orës së zgjatur policore, që përfundon të martën në 5 të mëngjesit.

Banka Popullore vuri në dukje se prodhuesit e duhanit që nuk kanë kartela debiti, do të mund të tërheqin para nga sportelet e bankave ku kanë llogari, sipas orarit tjetër – në bazë të shkronjës së parë të mbiemrit.

– 21 prill (e martë) – A, B, V, G, D;

– 22 prill (e mërkurë) – Gj, Е, Zh, Z, X, И, Ј, К;

– 23 prill (e enjte) – LL, Lj, M, N, Nj, O, P; R;

– 24 prill (e Premte) – S, T, Q, U, F, H, C, Ç, J, Sh.

Degët e mëposhtme do të jenë të hapura, nga e marta deri të premten, me orar të zgjatur pune – nga 8 e mëngjesit deri në orën 17:00:

– NLB Bank: Prilep, Manastir, Radovish, Veles, Strumicë, Koçani, Kavadar and Negotinë;

– Stopanska Banka ShA Shkup: Prilep, Manastir, Radovish dhe Strumicë.

Në këto qytete ora policore, për përfituesit e subvencioneve, do të fillojë nga ora 18:00 e jo nga ora 16, si për të gjithë qytetarët e tjerë.

Në komunat tjera, degët dhe ekspoziturat e të gjitha bankave do të funksionojnë sipas orarit ekzistues të punës gjatë kësaj periudhe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button