RMV, Qeveria me rregulla të reja për marrjen e pensioneve në muajin prill

Në seancën e fundit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, u vendos që bankat të rregullojnë ndarjen e pensioneve në mënyrë që të mos krijohen tollovi në banka, transmeton Portalb.mk.

“Në këtë seancë, Qeveria e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për pagesën e pensioneve për muajin prill të vitit 2020, dhe e autorizoi Fondin për sigurime pensional dhe invalidor të RMV-së (FSIP) të dorëzon të dhënat për pension deri te bankat deri më 23 prill“, njofton Qeveria.

Qeveria i rekomandoi bankat që prej 24 prillit të mundësojnë që pensionistët të mund të marrin pensionet.

Për sa i përket pagesave të parave të gatshme në sportelet e bankave, qeveria ka rekomanduar që bankat tregtare të sigurojnë kartëmonedha të mjaftueshme në degët e tyre në mënyrë që nga e hëna, më 27 prill, pensionistët të cilët përdorin karta të debitit të mund të tërheqin para në sportel.

Bankat, sipas Qeverisë, duhet të organizojnë procesin e marrjes së pensioneve për pensionistët të cilët nuk shfrytëzojnë kartelat, duke i ndarë gjithë pensionistet në katër grupe, sipas vlerës së pensionit. Për këtë arsye, është bërë një orar sipas ditëve dhe sipas shumës së pensioneve:

Të hënën, 27 prill 2020, do të bëhet pagesa e pensioneve deri në 11,000 denarë;

Të martën, 28 prill 2020, do të bëhet pagesa e pensioneve prej 11,001 denarë deri në 14,000 denarë;

Të mërkurën, 29 prill 2020, do të bëhet pagesa e pensioneve prej 14,001 denarë në 18,000 denarë;

Të enjten, më 30 prill 2020, do të bëhet pagesa e pensioneve në vlerë mbi 18,000 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button