Messi dribluesi më i mirë? E lë pas shoku i skuadrës dhe dy afrikanë

Dribluesi më i mirë në La Liga këtë sezon nuk është ylli i katalanasve, Leo Messi. Sulmuesi Barcelonës është ndër më të mirët, por ai që ka marrë skenën këtë herë është një lojtar i Atletiko Madrid, 26-vjeçari Thomas Partey, transmeton ABC.

Ganezi, i cili luan si mesfushor qendre, është një titullarët e skuadrës së Simeone në tre sezonet e fundit dhe tashmë është kthyer në një nga më të kërkuarit në merkato. Opta ka publikuar statistikat për lojtarët që kanë tentuar më shumë se 50 driblime dhe Thomas Partey rezulton t’ia ketë dalë me sukses në 81.8 për qind të tyre.

Një tjetër afrikan spikat, teksa është i dyti. André-Frank Zambo Anguissa, i Villareal, lë pas një lojtar si Frenkie De Jong. Messi është vetëm i katërti dhe pas tij është një tjetër argjentinas, Ever Banega.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button