Shpresë nga Italia, kisha e varrezave në Bergamo për herë të parë pa arkivole

Italia është një nga shtetet më prekura nga koronavirusi në botë. Deri më tani vendi fqinj numëron 175,925 të infektuar dhe 23,227 viktima. Së fundmi, fuqia e epidemisë në vend është drejt rënies dhe kryetari i bashkisë së Bergamos ka dhënë edhe një tjetër lajm të mirë, transmeton ABC.

Në llogarinë e tij personale në Facebook, Giorgio Gori ka publikuar një foto që përcjell shpresë.

Në foto shihet kisha e varrezave në Bergamo që më në fund është bosh, pa arkivole me trupa të pajetë, për herë të parë që nga nisja e epidemisë në vend.

Bashkë me foton, Gori shkruan:

“Kisha e varrezave në Bergamo, më në fund bosh.”

Javët e fundit kisha e varrezave, ishte e mbushur me arkivole për shkak të numrit të madh të viktimave nga koronavirusi në këtë qytet.

Kujtojmë këtu se brenda 24 orëve, si pasojë e koronavirusit në Itali kanë humbur jetën 482 persona. Të shtunën rezulton se janë regjistruar 93 viktima më pak, krahasuar me një ditë më parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button