492 milionë denarë kredi pa kamatë për kompanitë në Maqedoninë e Veriut

Në Seancën e fundit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut u vendos që kompanitë mikro, të vogla dhe të mesme që janë prekur nga virusi korona mund të shfrytëzojnë kredi nga fondi prej 492 milionë denarë, transmeton Portalb.mk.

“Vlera minimale e kredisë është 3 mijë euro, ndërsa maksimalja 90 mijë euro. Shuma e kreditit përcaktohet sipas numrit të të punësuarve”, sqaroi ministrja e financave, Nina Angelova, ashtu që kompania me 10 të punësuar mund të fiton 435 mijë denarë, sipas llogaritjes 14,500 denarë x 10 të punësuar x 3 muaj.

Qeveria e autorizoi Bankën zhvillimore të RMV-së që të publikon Shpallje publike në të cilën mund të aplikojnë këta kompani.

“Mjetet e grumbulluara në Fond, do të shfrytëzohen për ndihmën financiare të masave ekonomike për të ndihmuar dhe përkrahur ndërmarrjen mikro, të vogla, të mesme dhe të mëdha në tejkalimin e krizës ekonomike si pasojë e virusit korona”, deklarojnë nga Qeveria.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button