Jessica Simpson sërish shtatzënë!

Krishtlindjet tashmë kanë ardhur për Jessica Simpson, në formë të dhuratës së çmuar dhe të papritur. Këngëtarja dhe aktorja amerikane është sërish shtatzënë, vetëm shtatë muaj pas lindjes së fëmijës së saj të parë, vajzës Maxwell Drew Johnson.

Sipas revistës amerikane, “US Weekly”, ylli amerikan është duke pritur fëmijën e saj të dytë me ish-lojtarin e futbollit amerikan, Eric Johnson.

“Kjo nuk ishte e planifikuar. Por, Jessica është përsëri shtatzënë”, u shpreh burim i afërt me çiftin, duke shtuar se aktorja është shumë e lumtur.

Të fejuar tashmë dy vjet, Jessica e Eric edhe njëherë do të duhet të shtyjnë dasmën, por, siç qëndrojnë gjërat, aktorja mund t’i thotë lamtumirë dietës, me ndihmën e së cilës së fundmi ajo ka humbur më shumë se 20 kilogramë.

Kujtojmë se aktorja amerikane, Simpson dhe Johnson kishin planifikuar që të kurorëzoheshin gjatë verës së ardhshme në Los Angeles të SHBA-ve./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button