Çulev uroi qytetarët dhe policët: Mirënjohje dhe falënderim për guximin dhe sakrificën në këtë periudhë

Naqe Çulev, Ministri i punëve të brendshme në RMV i ka uruar gjithë qytetarëve të vendit festën krishtetre të Pashkëve-Ringjalljen e Krishtit, duke përcjellë mesazh të posaçëm për policiët, transmeton Portalb.mk.

“Në këta moment të vështira, jo vetëm në shtetin tonë, por gjithkund jemi duke u përballur me një sfidë që e rrezikon jetën tonë, siç është pandemia e virusit korona. Nuk kam dilemë, të mos keni edhe ju, së bashku do ta mundim pandeminë. Për ne është prioritet që ajo fitore të mos jetë e “piros”, pra të jetë me më së paku vdekje, pasi vetëm jeta e njeriut nuk ka çmim”, deklaroi Çulev.

Ai i uroji gjithë qytetarëve festën, duke kërkuar që këta ditë t’i shfrytëzojnë duke festuar në rrethin familjar në shtëpi.

“Sot në këtë festë të madhe dua të theksoj vlerën e policisë në këta ditë për gjithë ne, edhe një herë ju shprehi mirënjohje dhe falënderim për guximin e tyre dhe sakrificën në këtë periudhë”, deklaroi Çulev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button