Sa është stabil denari prej momentit kur është shpallur gjendja e jashtëzakonshme

Gjendja e jashtëzakonshme në Maqedoninë e Veriut ka filluar prej 18 marsit, por kjo akoma nuk ka ndikuar në stabilitetin e denarit në krahasim me euron, transmeton Portalb.mk.

Denari më 18 mars, kur është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, ka pasur vlerë të tillë që një euro mund të konvertohej në 61.6950 denarë, sipas Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut. Vlera e tillë e njëjtë është edhe sot, duke e marrë parasysh se një euro vlen 61.6950 denarë, po ashtu sipas BPMV.

Denari në asnjë moment, në krahasim me euro nuk ka devijuar. Kështu ka qenë vlera e denarit çdo javë pas shpalljes së karantinës: 18 mars (1 euro=61.6950 denarë), 25 mars (1 euro=61.6950 denarë), 1 prill (1 euro=61.6950 denarë), 8 prill (1 euro=61.6950 denarë) dhe 15 prill (1 euro=61.6950 denarë).

“Denari do të jetë stabil. Konfirmim për atë janë edhe instrumentet që Banka Qendrore i ka në dispozicion derisa janë të nevojshme të shfrytëzohen në funksion të ruajtjes së stabilitetit të denarit”, ka deklaruar së fundmi guvernatorja e Bankës, Angelovska-Bezhoska.

Kjo është vlera e denarit, në krahasim me valutat tjera, prej momentit të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme deri sot:

  • 18 mars 2020

  • 19 prill 2020

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button