Ushqim për mjekët, ekipi i futbollit shpërndan 1200 pako në ditë për stafin mjekësor

Mjekët dhe Infermierët kanë detyrën më të vështirë në këto kohë pandemie. Jo vetëm që janë të parët që përballen me COVID-19, por lufta e tyre do të vazhdojë deri në kalimin e situatës, transmeton EN.

Për këtë arsye, klubi i PSG ka vendosur që të ofrojë vakte ushqimore falas për të gjithë personelin mjekësor të Parisit. Bëhet fjalë për 1200 vakte në ditë. Duke qenë se futbolli ka ndaluar, klubi francez ka vënë në dispozicion infrastrukturën e tyre për të dhënë kontributin në luftën kundër COVID-19.

60 vullnetarë i janë bashkuar nismës dhe përgatisin dhe shpërndajnë ushqimin.

Si vend ku përgatitet ushqimi përdoret kuzhina e klubi francez të futbollit. Ky projekt finacohet nga shitja e 1500 fanellave ‘special edition’ të kampioneve të Francës.

Franca është mes katër vendeve evropiane që është goditur më shumë nga virusi COVID-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button