Serial i suksesshëm e shifra në stratosferë, ja sa paguhen aktorët e “La Casa de Papel”

Seriali “La Casa de Papel” mbetet sërish në krye të listës së serialeve më të para në Netflix, transmeton OraNews.

Ajo ka gjeneruar me miliona dollarë që pas publikimit të saj për herë të parë në vitin 2017.

Normalisht që në një film kaq të suksesshëm, edhe vetë aktorët paguhen me shifra të majme.

Ato paguhen në varësi të skenave, popullaritetit të personazhit dhe episodeve në të cilat kanë marrë pjesë.

Katër aktorët më të paguar janë Alvaro Morte (Profesori), Pedro Alonso (Berlin), Ursula Corbero (Tokio) dhe Itziar Ituno (Lisbona) të cilët kanë marrë nga 63 mijë euro për çdo episod.

Nëse mblidhet bashkë vlera totale shkon në 1,386,000 euro për 22 episodet e serialit.

Ndërsa për Alba Flores (Nairobi), Jaime Lorente (Denver), Miguel Herràn (Rio) dhe Rodrigo de la Serna (Palermo), paga do të ishte pak më të ulët, 50 mijë euro për episod.

Ndërsa Helsinki (luajtur nga Darko Peric) do të fitonte 55 mijë euro.

E ndjekur nga Stokholmi  (Esther Acerbo me 45 mijë euro), Paco Tous (Moska 36 mijë euro), Enrique Arce (Arturo me 36 mijë euro), Fernando Sono (Engjëll 36 mijë euro), Maria Predraza (Alison Parker me 27 mijë euro) dhe Anna Gras (Mercedes Colmenar me 23 mijë euro).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button