Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri më 23 qershor 2013

Në Shqipëri zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të zhvillohen saktësisht në 23 qershor 2013, njoftojnë mediet e Tiranës. Kjo datë përfundimtare është dekretuar sot nga presidenti, Bujar Nishani. 

“Në mbështetje të nenit 92 shkronja “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 9, paragrafi 1, të ligjit nr. 10019 , datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, d e k r e t o j zgjedhjet për Kuvendin, të cilat do të zhvillohen ditën e diel, më datë 23 qershor 2013. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në dekretin të firmosur sot në Tiranë nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button