ANALIZË – Kronologjia e OBSH-së mbi COVID-19: Konfliktet, pikëpyetjet, kaosi dhe faktori amerikan

Teksa besimi në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), e cila u themelua në praninë e Kombeve të Bashkuara (OKB) në vitin 1948, është tronditur për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), kjo agjenci përgjegjëse për shëndetin publik ndërkombëtar po kalon në periudhën më të vështirë në historinë e saj, shkruan Anadolu Agency (AA).

OBSH, e cila kryen punime ndërkombëtare lidhur me shëndetin e shoqërisë, është e vetmja platformë ndërkombëtare e shëndetit ku popullsia botërore afro 7.7 miliardë mund të besojë në fushën e shëndetit.

Pandemia COVID-19, e cila ka shkaktuar krizën më të madhe shëndetësore që prej Luftës së Dytë Botërore, e ka bërë OBSH-në si një tabelë objektivi.

Frika e pandemisë që ka kapluar të gjithë botën ka sjellë bashkë edhe kërkimin e një fajtori, ndërkohë që sytë janë kthyer kah OBSH dhe Kina ku është shfaqur virusi.

OBSH akuzohet për “fshehjen e rolit të Kinës në pandemi, madje për nxitjen e saj akuzohet si ushtar (pijon) i Kinës, për veprimin e vonuar në shpalljen e situatës emergjente dhe të pandemisë, madje edhe për përhapjen në përmasa globale të pandemisë duke i bërë disa herë thirrje vendeve të mos mbyllin kufijtë me Kinën”.

Presidenti amerikan, Donald Trump, tashmë disa ditë krahas Kinës ka vendosur edhe OBSH-në në objektivin e tij. Trump jo vetëm që akuzoi, por ai gjithahshtu urdhëroi edhe ndërprerjen e fondeve që vendi i tij siguron për organizatën.

– Kreu i OBSH-ë erdhi në detyrë katër vite më parë me një festë entuziaste

OBSH u themelua më 7 prill të vitit 1948, me qendër në Gjenevë të Zvicrës. Organizata në të gjithë botën ka 150 zyra dhe rreth 7 mijë punonjës.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, erdhi në detyrë më 1 korrik të vitit 2017, pasi u zgjodh më 23 maj të të njëjtit vit për një mandat 5-vjeçar.

Zyra e OKB-së në Gjenevë u përfshi në festime entuziaste në zgjedjet që u fituan nga Ghebreyesus, i cili la pas me një dieferencë të madhe kundërshtarin e tij britanik, David Nabarro.

Disa gazetarë ndërkombëtar drejtorin e përgjithshëm “të sapo emëruar” të OBSH-së në atë kohë e përshkruan si “njeriu i Bill Gates”.

Para karrierës së tij në OBSH, gjatë viteve 2005-2012 Ghebreyesus ishte ministër i Shëndetësisë i Etiopisë dhe më pas gjatë viteve 2012-2016 ministër i Punëve të Jashtme i këtij vendi.

– Sa është kontributi i SHBA-ve në buxhetin e OBSH-së?

Buxhetin e organizatës 194 vendet anëtare të OBSH-së dhe organizatat vullnetare e sigurojnë në dy mënyra, gjegjësisht në “kontribute të taksuara” dhe në “kontributet vullnetare”.

Vendet anëtare paguajnë tarifën vjetore të anëtarësimit ndaj OBSH-së bazuar në popullsinë dhe nivelin e tyre ekonomik. Këto pagesa përkojnë me rreth 17 për qind të buxhetit të organizatës.

Në kalendarin e buxhetit 2 vjeçar të organizatës, buxheti i viti 2020-2021 u përcaktua afërsisht 4.5 miliardë dollarë, me një rritje prej rreth 9 përqind në krahasim me periudhën e mëparshme.

SHBA, financon rreth 14.67 përqind të buxhetit vjetor të OBSH, dhe ndihma e saj vjetore është rreth 412 milionë dollarë.

Teksa ky kontribut vjetor i përcaktuar i SHBA-së është mbi 118 milionë dollarë, theksohet se pjesa tjetër e mbetur prej 300 milionë dollarë përbëhen nga kontributet vjetore vullnetare që siguron për OBSH-në.

– Financuesi numër një i OBSH mund të jetë Bill Gates

Për buxhetin e periudhës 2018-2019, SHBA, financuesi më i madh i organizatës, kontribuoi me mbi 800 milionë dollarë deri në fund të vitit 2019. SHBA u ndoq nga Fondacioni Bill & Melinda Gates, Britania dhe Gjermania.

Ndërsa Kina që ndodhet në objektivin e kritikave me kontributin e saj prej 43 milionë dollarëve, që përkojnë me një kontribut prej 0.21 për qind, është renditur në vendin e 49-të. Ndërkohë, rreth 38 milionë dollarë e kësaj shume përbëhet nga pagesat e detyruara.

Në rast të ndalimit të ndihmave monetare nga SHBA-të, pritet që financuesi numër një i OBSH të jetë Bill Gates.

– OBSH, akuzon presidentin Trump për “politizim” të virusit COVID-19

Drejtori i përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus, i cili eshtë objektiv i qeverisë amerikane, përdor një gjuhë “të përmbajtur” dhe “të kujdeshshme” përballë akuzave “të rënda” dhe “të vazhdueshme” të presidentit Trump.

Në vend të përgjigjeve konkrete ndaj pretendimeve të presidentit amerikan, kreu i OBSH-së thekson se pandemia nuk duhet të politizohet.

– Por, a ka të drejtë Trump në akuzat e tij ?

Krahas SHBA-ve, OBSH ka qenë në objektiv edhe nga shumë vende të botës, kryesisht nga Japonia dhe Tajvani të cilët e akuzojnë se ka marrë vendime “të vona” dhe “kontradiktore” lidhur me krizën.

Procesi i ndjekur nga OBSH në shpërthimin e pandemisë që u shfaq më 1 dhjetor 2019 në Wuhan, kryeqytetin e rajonit Hubei të Kinës, ka ecur si më poshtë:

– 14 janar : Në një postim në twiter të OBSH-së, duke u bazuar në zyrtarët kinezë pretendohet se nuk ka ndonjë provë konkrete që COVID-19 transmetohet nga njeriu tek njeriu

– 20 janar : Organizata njoftoi se virusi më shumë transmetohet nga kafshët tek njeriu, duke shtuar se edhe pse në mënyrë të kufizuar mund të transmetohet nga njeriu tek njeriu në rast të kontaktit.

– 21 janar : Rritet në gjashtë numri personave që humbën jetën nga virusi në Kinë. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Geng Shuang, u shpreh se që nga shfaqja e virusit e deri më tani kanë informuar rreth zhvillimeve OBSH-në dhe vendet përkatëse

– 23 janar : Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, lidhur me virusin i cili filloi të shpërndahet me shpejtësi në Kinë pretendoi se është herët për të shpallur “situatë emergjente për opinionin ndërkombëtar” dhe se nuk ka “prova të majftueshme” për këtë veprim

– 24 janar : Lidhur me çështjen pas bisedës së kryer me kryediplomatin kinez Wang Yi, Ghebreyesus duke theksuar se përgëzon masat e marra nga qeveria e Kinës, tha se, “OBSH është e gatshme të kryejë furnizimet sipas nevojave që ka Kina dhe OBSH beson plotësisht në aftësinë e qeverisë së Kinës në luftën me epideminë”

– 29 janar: Ghebreyesus menjëherë pas vizitës të së tij në Kinë njoftoi se janë konfirmuar 6.065 raste dhe se 132 persona kanë humbur jetën, si dhe paralajmëroi se potenciali për përhapjen e epidemisë është shumë i lartë

– 30 janar: OBSH në lidhje me epideminë COVID-19 shpalli situatën emergjente për shëndetin publik ndërkombëtar. Për vendimin, Ghebreyesus përdori shprehjen “arsyet themelore nuk janë ato që kanë ndodhur në Kinë, por ato në vendet e tjera”. Ai mbrojti i idenë se nuk ka asnjë aryse për të kufizuar aktivitetet tregtare dhe udhëtimet drejt këtij vendi. Duke lavdëruar Kinën, Ghebreyesus theksoi se shpallja e situatës emergjente nuk është një votë mosbesimi kundrejt Kinës dhe pretendoi se lufta e vendit kundër virusit është mbi pritshmëritë

– 31 janar: Pavarësisht se shpalli situatën emergjente globale, OBSH bëri thirrjen “mos mbyllni kufijtë me Kinën”. Zëdhënësi i OBSH-së, Christian Lindmeier, u shpreh se shtetet e tjera “kanë një arsye të madhe që të mbajnë të hapura kalimet kufitare zyrtare me Kinën”. Ai tha se OBSH ka theksuar shumë hapur dhe ka përsëritur se nuk rekomandohen kufizimet tregtare dhe udhëtimet drejt Kinës

– 3 Shkurt: Ghebreyesus përsëriti se janë kundër kufizimeve tregtare dhe të udhëtimeve ndaj Kinës

– 11 Shkurt: OBSH njoftoi se koronavirusin e ri (2019-nCoV), të shfaqur në Kinë, e kanë emëruar “COVID-19”

– 22 Shkurt: Ghebreyesus për një luftë më efektive kundër epidemisë COVID-19 i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar për një ndihmë prej 675 milionë dollarë

– 26 Shkurt: Pavarësisht asaj se shprehu “shqetësim të thellë” për rritjen e menjëhershme të rasteve COVID-19 në Itali, Iran dhe Korenë e Jugut, Ghebreyesus theksoi se janë kundër përdorimit të fjalës “pandemi” për COVID-19

– 27 Shkurt: Përveç Kinës me shfaqjen e rasteve të COVID-19 dhe disa vende të tjera, Ghebreyesus njoftoi se virusi ka arritur në një “pikë përcaktuese”

– 28 Shkurt: Nivelin e rrezikut global për COVID-19, nga të lartë OBSH e ngriti në “shumë të lartë”

– 2 Mars: Ghebreyesus theksoi se COVID-19 duke u përhapur me shpejtëse në vendet jashtë Kinës e ka kthyer botën në një “rajon të panjohur”

– 6 Mars: Duke njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 100 mijë, Ghebreyesus tha se, “Ndërkohë që rastet e COVID-19 rriten, ne rekomandojmë të gjitha vendet që ‘kufizimeve’ t’u japin përparësi të lartë”

– 9 Mars: Ghebreyesus theksoi se COVID-19 është përhapur në shumë vende dhe tha se “kërcënimi i pandemisë është bërë shumë i vërtetë”

– 11 Mars: OBSH shpalli epideminë një pandemi globale

– 12 Mars: Ghebreyesus pretendoi se COVID-19 është një “pandemi e kontrollueshme”

– 13 Mars: Organizata njoftoi se tashmë Evropa është bërë epiqendra e virusit COVID-19

– 18 Mars: Ghebreyesus, tha se masat fizike si anullimi i aktiviteteve sportive, koncerteve dhe mbledhjeve të tjera të mëdha mund të ngadalsojnë përhapjen e pandemisë COVID-19

– 20 Mars: Ghebreyesus njoftoi se kanë kontaktuar me disa kompani në Kinë që kanë pranuar të kryejnë furnizime me pajisje mejkësore për OBSH

– 24 Mars: Zëdhënësja e OBSH-së, Margaret Harris, theksoi se epiqendra e re e pandemisë mund të jetë SHBA

– 27 Mars: Ghebreyesus njoftoi se për vaksinën e COVID-19 duhet të pritet të paktën 12 deri në 18 muaj

– 31 Mars: Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha se për shkak të COVID-19 ndodhen përballë krizës më të vështirë që prej Luftës së Dytë Botërore

– 1 Prill: “Bota nuk është përballur më parë me një pandemi të tillë. Është një virus i panjohur dhe i rrezikshëm. Jam i shqetësuar nga rritja e shpejtë e sëmundjes dhe përhapja e saj globale”, tha Ghebreyesus

– 8 Prill: Ndaj komenteve të presidentit Trump që akuzoi OBSH-në për dështim në luftën kundër COVID-19, Ghebreyesus u përgjigj: “Mos politizoni këtë virus. Mund të vazhdoni ta përdorni politikisht, nëse dëshironi që të shikoni më shumë qese për viktimat”. Duke iu referuar presidentit amerikan, por pa dhënë emër, Ghebreyesus theksoi se ka shumë çështje të tjera ku liderët mund të provojnë veten e tyre në vend që të politizojnë COVID-19

– 13 Prill: Në lidhje me njoftimin e presidentit Trump se do të pezullojë fondet që vendi i tij siguron për OBSH-në të cilën e akuzoi për “sjellje pro-kineze”, Ghebreyesus deklaroi se, “Ajo që di është se duhet të jetë mbështetëse e saj. Shpresoj se do të vazhdojnë fondet (e siguruara) për OBSH-në. Marrëdhëniet tona (me Trump) janë shumë të mira dhe shpresoj se kjo do të vazhdojë”

– 15 Prill: SHBA është mike bujare dhe për një kohe të gjatë me OBSH-në, theksoi Ghebreyesus, duke njoftuar se e kanë pritur me keqardhje vendimin e presidentit Trump për ndërprerjen e fondeve që vendi i tij siguron për OBSH-në

– 17 Prill: Zëdhënësja e OBSH-së, Margaret Harris, duke shmangur përgjigjen ndaj akuzave të presidentit Trump kundrejt organizatës, tha se “SHBA për ne ka qenë gjithmonë një partnere fantastike”

Kur vërehen deklaratat koronologjike, kuptohet se kritikat dhe akuzat intensive ndaj OBSH-së kanë një bazë.

Ekspertët ndërkombëtarë të pandemisë mbrojnë idenë e tyre se “bota nuk do të futej nën kthetrat e një pandemie globale, nëse OBSH do t‘i kishte kërkuar Kinës të mbyllin kufijtë me botën e jashtme që nga 30 janari kur edhe u shpall “situata e emergjencës globale” për COVID-19.

Në mënyrë që organizata të ri-fitojë besimin e të gjithë botës, është e pashmangshme ajo se kjo agjenci ndërkombëtare duhet të “vërtetojë moshën madhore të saj (nivelin e mjaftueshëm)” në periudhën pas pandemisë, të përshpejtojë punimet e saj për vaksinën dhe të hyjë një një proces të ri reformues kur bota të normalizohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button