Italia shënon më pak viktima nga koronavirusi në ditë

Numri i viktimave nga koronavirusi në Itali është rritur për 482 të shtunën, që është shifra më e ulët brenda një dite, qysh më 12 prill, kur janë regjistruar 431 viktima.

Agjencia për Mbrojtjen Civile tha se numri i rasteve të reja mbetet stabil – me 3,491 të konfirmuara në 24 orët e fundit, krahasuar me 3,493 në 24-orëshin paraprak.

Numri i të vdekurve është rritur për 575 të premten, nga 525 sa ka qenë ditën paraprake.

Numri i përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi në Itali është 23,227, ndërsa i rasteve të konfirmuara 175,925.

Italia ka numrin më të madh të viktimave në Evropë, ndërsa pas saj vjen Spanja me 20,043, transmeton REL.

Qytetet në Itali janë izoluar tash e sa javë, ndërsa më 14 prill, autoritetet kanë nisur me lehtësimin e masave të kufizimit, duke i lejuar disa kompani të rifillojnë operimet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button