Gjykimi për Monstrën nis më 20 dhjetor

Të akuzuarit për “terrorizëm” lidhur me vrasjen në Liqenin e Smillkovcit, më 20 dhjetor do të ulen në bankën e të akuzuarve.

Në ueb faqen zyrtare të Gjykatës themelore Shkup 1 është caktuar data e gjykimit  për rastin e vrasjes së pesëfishtë në liqenin e Smillkovcit. Sipas të dhënave në faqen zyrtare, seanca është caktuar te gjykatësja Vangelina Markudova e cila e udhëhiqte rastin “Sopot”, “Syri i gjarpërit”, “Armët ushtarake”, ndërsa në rastin “Monstra” do të gjykojë Gordana Geshkovska, e njohur për nga rasti “Rrjeti i merimangës”. 

Gjashtë persona nga rasti “Monstra” janë të akuzuar për terrorizëm, ndërsa do t’u gjykohet Alil Demirit dhe Afrim Ismailovit të cilët ende janë në arrati, Agim Ismailoviçit, Fejzi Azirit dhe Rami Sejdit. I akuzuari i gjashtë është Haki Haziri, i cili është akuzuar për ndihmë në kryerjen e veprës penale terrorizëm./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button